Napoli: Elmas dhe Zielinski shërohen nga Covid-19

Lajme të mira kanë ardhur për skuadrën e Napolit nga testimet e fundit për Covid-19.

Eljif Elmas dhe Piotr Zielinski kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Napolit, me anë të një komunikate.

Marketing

Dyshja pritet të jenë të gatshëm për këtë vikend, por gjasat janë minimale që të gëzojnë minuta.

Dyshja e mesfushës rezultonin pozitiv më 2 dhe 3 tetor, kur edhe anulohej udhëtimi i Napolit për Torino, për ndeshjen ndaj Juventus.

Napoli do të luajë në udhëtim kundër Benevento në derbin lokal, të dielën.