Napoli fiton në fund me VAR

Napoli ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Cagliari, duke triumfuar 2-1.

Marketing

Napoli ka marrë fitore në shtëpi me dy gola të shënuar në minutat e fundit të takimit.

Të besuarit e Carlo Ancelottit e pan fillimisht vetën në disavantzh, duke pësuar gol në minutën e 63’.
Leonardo Pavoletti realizoi për 0-1.

Në minutën e 85’, Dries Mertens realizoi për të barazuar rezultatin kurse krejt në fund, në atë të 95’, VAR ndihmoi Napolin duke akorduar një penallti të dyshimtë.

Nga pika e bardhë nuk gaboi Lorenzo Insigne, duke ia dhuruar fitoren skuadrës së Ancelottit, që vlen vetëm për statistika, pasi e kanë siguruar tashmë vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.