Napoli merr fitoren e tretë radhazi ndaj Torinos, Hysaj shkëlqen në mbrojtje (VIDEO)

Napoli konfirmon fantastike edhe mbrëmjen e sotme, duke rrëmbyer fitoren e tretë radhazi në kampionat. Skuadra e Gattusos mundi 2-1 Torinon, duke ringjallur shpresat për një vend në Champions.

Marketing

Kostas Manolas zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të me një goditje me kokë brenda zonës. 8 minuta nga fundi Di Lorenzo shfrytëzoi më së miri një pasim perfekt të Mertens, duke mposhtur portierin Sirigu për herë të dytë.

Në minutën e parë të shtesës, Edera do të shënonte me kokë, por koha nuk premtonte për ekipin “granata” për të realizuar një tjetër gol. Hysaj ishte në fushë për 90 minuta duke zhvilluar një lojë shumë të mirë në krahun e majtë.

https://tiger.cdnja.co/v/no/noAjA.mp4?secure=EBTkaqzV8ynrJnzj_B8rtw&expires=1583022600

https://tiger.cdnja.co/v/pa/pAL7K.mp4?secure=KMI6FLcswoRYo1duPA5gdg&expires=1583022600

https://tiger.cdnja.co/v/me/meMn2.mp4?secure=FyNTdCLvLXM4akcZRv8OHw&expires=1583022600

Marketing