Napoli ndëshkon tifozët e tij

Aurelio De Laurentis ka ndërhyrë për të mbrojtur lojtarin e skuadrës, Jose Callejon. Ky i fundit u vu nën shënjestrën e tifozëve në ndeshjen e fundit të Napolit kundër Frozinones, teksa e ngacmuan dhe e shanë.

Marketing

Për këtë drejtuesit e ekipit kanë vendosur të rrisin çmimet e biletave si ndëshkim për tifozët. Ndeshja e fundit ishte e 300-ta për Callejon. Pikërisht për këtë sulmuesi i Napolit hodhi fanelën e tij nga tifozët ultrast, por këta të fundit ia kthyen mbrapsh në shenjë revolte për përformancën e tij të dobët.

Një rast që mund të shërbejë në vendin tonë, megjithëse kampionati shqiptar është shumë larg atij italian.