Napoli po përgatitet për rikthimin e bujshëm të Cavanit

Si Inter dhe Atletico Madrid, raportohet se edhe Napoli i ka ofruar një kontratë Edinson Cavanit, me agjentin e tij që do të vlerësojë të gjitha opsionet.

Marketing

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka konfirmuar se Edinson Cavanit do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës, kështu që mund të zgjedh destinacionin e tij të radhës.

Atletico Madrid besohet se janë favoritë para Interit, por tani ka dalë Napoli si opsion i tretë.

Sipas faqes së njohur franceze, Le10Sport.com, Napoli ka qenë në kontakt me Cavanin, për të kërkuar një rikthim të bujshëm në ‘San Paolo’.

Cavani është i njohur te Napoli, ku kishte veshur fanellën e tyre nga viti 2011 deri në vitin 2013, duke shënuar 104 gola në 138 ndeshje.

Te PSG, Cavani ishte transferuar për 64 milionë euro.

Marketing