Napoli rivalizon Unitedin për yllin e Villarrealit

8:20 | 18 Maj 2021

Marketing

Napoli është duke konsideruar një lëvizje për yllin e Villarreal, Pau Torres.

Gjiganti italian është i gatshëm të rivalizojë Manchester Unitedin që gjithashtu është duke e vëzhguar 24-vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Torres ka klauzolë të lirimit me vlerë 60 milionë euro, por klubi spanjoll thuhet se është në negociata që këtë vlerë ta rris mbi 75 milionë euro.

Sidoqoftë, përfaqësuesit e Torres e dinë për interesimin e top klubeve, duke marrë parasysh se lojtari pritet të jetë titullar te Kombëtarja e Spanjës në “Euro 2020”.

Napoli dhe United shihen si dy klubet favorite për nënshkrimin e me spanjollin, gjithmonë nëse ky i fundit refuzon të rinovojë me Villarrealin.

Torres do këtë mundësinë të përballet me “Djajtë e Kuq” në finalen e Ligës së Evropës./Lajmi.net/

Marketing