Naser Ademi: Enti shtetëror për revizion kujdeset për mjetet publike dhe kontribuon në avancimin e menaxhimit me to

Enti shtetëror për revizion ka shënuar 20 vjetorin e tij si instucion. Me këtë rast zëvendës revizori kryesor i Maqedonisë Naser Ademi në tryezën e organizuar për këtë qëllim ka deklaruar se Enti Shtetëror i Revizionit çdo ditë e realizon misionin e vet – të kujdeset për mjetet publike dhe të kontribuoj në avancimin e menaxhimit me to.

Marketing

Në vazhdim mund të lexoni fjalimin e plotë të Ademit

Të nderuar z. Misovski, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nderuar deputetë,

I nderuar z. Bash, Kryetar i Gjykatës së Revizionit të Turqisë dhe Kryetar i EUROSAI-t,

Të nderuar z. Cvetkov, Kryetar i Entit Nacional të Revizionit të Republikës së Bullgarisë,

I nderuar z. Serdaruçshiq, zëvendës i revizorit shtetëror kryesor i Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë,

Kryetarë dhe revizorë shtetërorë kryesorë dhe zëvendës revizorë shtetërorë kryesorë dhe delegacione nga institucionet e larta të revizorit,

Të nderuar përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup,

Të nderuar kryetarë dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përfaqësues të ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore,

Të nderuar përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediumeve,

Të nderuar kolegë, zonja dhe zotërinj,

Enti Shtetëror i Revizionit çdo ditë e realizon misionin e vet – të kujdeset për mjetet publike dhe të kontribuoj në avancimin e menaxhimit me to.

Në drejtim të përforcimit të transparencës dhe raportimit publik, raportet e revizorit rregullisht i dorëzojmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që ta sigurojmë rolin mbikëqyrës të Kuvendit në shfrytëzimin e mjeteve publike dhe ta nxisim raportimin e pushtetit ekzekutiv dhe përgjegjësinë për ndërmarrjen e masave për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara.

Nga ky aspekt, esenciale është rëndësia e mbështetjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të orientuar në punën tonë, si dhe në lidhje me sugjerimin e personave përgjegjës në subjektet e reviduara për rëndësinë që të ndërmerren masat dhe aktivitetet korrigjuese për implementimin e rekomandimeve të revizorit.

Ne e konfirmuam nevojën për avancimin e bashkëpunimit me Kuvendin nëpërmjet Tvining projektit „Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve dhe efikasitetit të Entit Shtetëror të Revizionit për kryerjen e revizionit të jashtëm“, të cilin më shumë se një vjet e realizojmë me sukses në bashkëpunim me partnerët tanë Entin Nacional të Revizionit të Republikës së Bullgarisë dhe Entin Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë.

Në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me deputetët tanë dhe shërbimet e Kuvendit, më ndihmën e tvining partnerëve tanë, zbatojmë një varg aktivitetesh qëllimi themellor i të cilave është ngritja e vetëdijes së deputetëve për rëndësinë e punës së ESHR-së dhe ngritjen e debatit të rregullt dhe cilësor në Kuvend për shkak të ndikimit më të madh të raporteve të revizorit.

Në periudhën e kaluar në kuadër të Tvining projektit me deputetët tanë kishim mundësinë t’i vizitojmë parlamentet e Kroacisë dhe Bullgarisë dhe drejtpërdrejtë të njoftohemi më praktikat e mira evropiane në lidhje me bashkëpunimin me institucionet e larta të revizorit.
Kolegët tanë të Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë na ndihmuan që ta përcaktojmë kornizën institucionale dhe juridike në lidhje me bashkëpunimin e Entit Shtetëror të Revizionit me Kuvendin, si dhe t’i dimë nevojat e deputetëve për t’i kuptuar dhe shqyrtuar raportet e revizorit.

Shpresojmë se në fund të Tvining projektit do të kemi rekomandime të qarta në lidhje me atë se çka nevojitet për zhvillimin e një diskutimi kualitativ në Kuvend për raportet e revizorit dhe çfarë duhet të jetë efekti i pritur nga diskutimi.

Në kuadër të kësaj është edhe Tryeza e sotme e rrumbullakët, me të cilën për shkak të rëndësisë së saj, vendosëm edhe ta shënojmë përvjetorin e 20-të të funksionimit të suksesshëm të Entit Shtetëror të Revizionit. Në tryezën e rrumbullakët do t’i shkëmbejmë përvojat me kolegët tanë nga institucionet e larta të revizorit, si dhe përfaqësuesit e Kuvendit, për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të larta të revizorit me parlamentet dhe për ndjekjen e tyre në implementimin e rekomandimeve të revizorit.

Marketing