Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini lindi në Tetovë në vitin 1979.

Marketing

Sipas biografisë së tij të dorëzuar në Kuvend, arsimin fillor e ka mbaruar në vend ndërsa më pas është shkolluar në Austri, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Ka edhe shtetësi austriake. Është i martuar dhe baba i një fëmije.

Ka punuar si analist në B.P. Invest consult, në Vjenë dhe në Caib International markets Ltd. në Londër, në Bankën Unikredit në Londër, si drejtor i investimeve për kompani financiare të listuara dhe patundshmëri në Evropën Lindore, këshilltar i pavarur për M&A. Si analist ka marrë pjesë në privatizim me investime dhe aktivitete këshilldhënëse për qeveritë në Evropën Juglindore.

Është marrë edhe me veprimtari humanitare, ndërsa ka pasur edhe ekspozita artistike.

Nga gjuhët e huaja e flet gjuhën angleze, gjermane dhe italiane.

Marketing