NASER ZIBERI kandidati i vetëm për KRYEMINISTËR SHQIPTAR

Pas lakimit të disa emrave në opinion për pozitën e KRYEMINISTRIT SHQIPTAR, nga burime brenda partisë së Ahmetit mësohet se kandidati i përzgjedhur i cili do të prezantohet sot gjatë konventës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Prespë, është ish funksionari i lartë i PPD-së, Naser Ziberi.

Marketing

Të njëjtat burime thonë se nominimi i Naser Ziberit vjen me pëlqimin e Ali Ahmetit dhe mbarë opinionit shqiptarë pas shumë anketave të realizuara.

U kujtojmë se kush është Naser Ziberi:

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.

Marketing