Naser Ziberi u zgjodh Avokat i Popullit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 61 vota “për” e zgjodhi Naser Ziberin për Avokat të popullit. “Për” votuan edhe 24 deputetë nga komuniteti jo-shumicë.

Marketing

Për avokat të popullit ishte propozuar Naser Ziberi, nga BDI, por kundër kandidaturës së tij janë shprehur deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Zyberi i cili është noter, ka qenë kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ai u rikthye në skenën politike, pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e publikoi si kandidat për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 15 korrikut.

Avokati i deritanishëm i Popullit, Ixhet Memeti, muajin e kaluar është zgjedhur anëtar i Këshillit të Prokurorëve. Për zgjedhjen e tij në një prej trupave më të lartë të gjyqësorit votuan 61 deputetë në Kuvend, nuk kishte “kundër” e as të “përmbajtur”.

Marketing