Nationalgallery.mk, shpallet sajti më i mirë nga institucionet shtetërore për vitin 2019

Në praninë e mbi 150 të ftuarve, kryesisht krijues, pronarë, projektues, autorë të përmbajtjeve të një pjese të madhe të ueb faqeve maqedonase, në Europe House, më date 17.12.2019 u ndanë çmimet për Sajtin e Vitit për vitin 2019. Manifestimi u mbajt vitin e dhjetë me radhë, i organizuar nga Agjencia Digjitale e Marketingut Media Solutions, e cila është pronare e platformës keepaneye.mk, në partneritet me AdMedia, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Kozhuvçanka SHPK Kavadar.
Ueb faqja e vitit nëpër vite u shndërrua në një manifestim prestigjioz, i cili ka për qëllim t’i shquajë, nxisë dhe shpërblejë ueb faqet më të mira për vitin e kaluar në disa kategori, dhe ta vlerësojë mundin e numrit të madh të autorëve të rinj dhe të talentuar nga më shumë fusha, që veprojnë në publikimet ueb.

Marketing

Ajo që është karakteristike për këtë garë është se vizitorët maqedonas të internetit emërojnë dhe votojnë për sajtet e veta të preferuara në sajtin e manifestimit. Sivjet, votat e veta dhanë pothuajse shtatë mijë vizitorë interneti nga Maqedonia. Fitues i çmimit të parë në kategorinë e sajtit më të mirë të institucioneve qeveritare/shtetërore është ueb faqja e Galerisë Nacionale të RM së Veriut.

Marketing