NATO në konsultime të jashtëzakonshme me kërkesë të Turqisë për shkak të situatës në Siri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konvokuar mbledhje të jashtëzakonshme sot me ambasadorët e vendeve të Aleancës.

Marketing

Ambasadorët do të bisedojnë për situatën në Siri me kërkesë të Turqisë. Precizohet se kërkesa është sipas Nenit 4 nga Marrëveshja e Uashingtonit, sipas të cilit secili vend nga Aleanca mund të kërkojë konsultime me aleatët e tyre nëse identifikon kërcënim për sigurinë e saj, integritetin territorial ose pavarësinë politike.

Stoltenberg mbrëmë i dënoi sulmet ajrore të Sirisë dhe Rusisë në provincën siriane Idlib. Të paktën 33 ushtarë turq janë vrarë dje në Idlib nga sulmet ajrore, për të cilat Turqia konsideron se vepër e armatës siriane. Ankaraja mori hak me sulme kundër pozicioneve të armatës së presidentit sirian Bashar al Asad. SHBA-ja bëri thirrje që t’i jepet fund ofensivës në Idlib dhe shprehu mbështetje për Turqinë.

Marketing