‘NATO’, Ramadani: Përfitohet stabilitet, imazh dhe lobim

Maqedonia me uljen në tavolinën e 29 shteteve anëtare të NATO-s përfiton stabilitet, ngrit imazhin e saj ndërkombëtarë por edhe lobimin si shtet në më shumë fusha, vlerëson kryetari i këshillit euroatlantik Ismet Ramadani.

Marketing

Edhe pse pa të drejtë vote deri në anëtarësim, Ramadani thotë se Maqedonia do të jetë prezentë thuajse në të gjitha takimet në përjashtim të këshillit NATO-Rusi.

“Atë që ulet pa të drejtë bashkë me këto shtete, njëherë këtë vit pa të drejtë vote, mirëpo do të merr pjesë pothuajse në të gjitha takimet të niveleve më të larta të NATO-s përveç në këshillin NATO-RUSI dhe një organ tjetër. Maqedonia me këtë fiton stabilitetin, fiton prestigjin, fiton peshën lobuese si shtet sepse megjithatë kur je shtet në NATO reflekton me rëndësi edhe në fushat tjera ose me shtetet tjera të cilat nuk janë anëtare të NATO-s dhe kjo është shumë me rëndësi.

Rritet në një mënyrë ajo që është lobing për Maqedoninë.” – u shpreh Kryetari i Këshillit Euroatlantik, Ismet Ramadani.
Ramadani vlerëson se benefitet e Maqedonisë do të shtrihen edhe në rrafshin ekonomik. Pritet rritja e bashkëpunimit në këtë fushë dhe shtimi I investimeve të huaja.

“Në aspektin ekonomik do të ketë një zhvillim më të shpejtë për shkak se tani shumë më lehtë vijnë investime nga jashtë. Aty ku ka siguri, aty ku ka stabilitet, aty ku ka reforma të cilat janë në kontekst të zhvillimit të institucioneve demokratike sigurisht se edhe Maqedonia krijon mundësi që të gjitha shtetet që janë të interesuara të bashkëpunojnë me Maqedoninë ta kenë më të lehtë në komunikim, në ndërtim të raporteve.” – deklaroi Ramadani.

Me ratifikimin e protokolit në parlamentin e Greqisë, do të njoftohet Brukseli dhe më pas fillon distribuimi i protokolit në shtetet anëtare të NATO-s. Në fund pason miratimi në senatin amerikan me dy të tretat e votave.

Me dinamikën e nisur, Ramadani konsideron se do të krijohen mundësi që Maqedonia në dhjetor kur do të mbahet edhe samiti I NATO-s në Bruksel, të bëhet anëtare e plotë e Alenacës. Atëherë fiton edhe të drejtën e votës, ndërkohë që kjo hap rrugën edhe drejt anëtarësimit në BE.

Marketing