NATO “respekton” stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë me Rusinë

NATO tha se “respekton” vendimin e Serbisë për të mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake ajrore me Rusinë në të cilën po vendosen sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 ruse dhe Pantsir-S.

Marketing

Rusia tha që sistemet me rreze të gjerë S-400 dhe sistemet me rreze të shkurtër Pantsir-S janë duke u përdorur në stërvitjen Slavic Shield-2019 për të provuar veprime të përbashkëta nga ushtarakët rusë dhe serbë për të mbrojtur sulmet ajrore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha që sistemet e raketave sipërfaqe-ajër janë të vendosura në bazën e Batajnicas, jashtë kryeqytetit serb, Beogradit, shkruan Radio Free Europe.

“Është hera e parë që një batalion S-400 dhe një bateri Pantsir-S janë shfaqur në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë”, tha ministria.

Në një deklaratë për RFE / RL, zyra e shtypit e NATO-s tha se aleanca dhe Serbia “janë partnerë dhe ne respektojmë të drejtën e Serbisë për të marrë vendime sovrane në lidhje me ushtrimet në territorin e saj”.

“Kjo është një çështje për Serbinë dhe Rusinë. Serbia është partnere e NATO-s”.

Po ashtu NATO tha se vendi i ballkanik ka një “marrëdhënie të mirë dhe produktive” me aleancën perëndimore.
S-400 do të kthehet në Rusi pasi stërvitjet gjashtëditore përfundojnë në 29 tetor.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se sistemi Pantsir është blerë nga qeveria e tij.

Serbia mban marrëdhënie të forta politike dhe ekonomike me Rusinë, megjithë qëllimin e shpallur për t’u anëtarësuar në BE. Beogradi është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë mbi Ukrainën.

Marketing