Ndahen 40 bursa për studentët në nevojë dhe të dalluar

Organizata Humanitare “El Hilal” në takimin tradicional të kësaj organizate të fundvitit organizoi “Mbrëmjen e falënderimeve”. Ky është një nga aktivitetet e “El Hilal”-it që organizohet për 14 vjet me radhë me të cilin shprehet falënderim publik për ata që e përkrahin punën e organizatës. Njëkohësisht, po në këtë takim, bëhet edhe ndarja e këstit të parë të bursave për studentët fitues të konkursit. Në vitin akademik 2018-19 gjithsejt 40 student fituan të dtejtën të jenë bursist i El hilalit.

Marketing

Ky aktivitet pandërprerë vazhdon plot 14 vjet me radhë dhe është një kontribut i pakontestueshëm për dijen, arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave të studentëve nga familjet ekonomikisht jo të zhvilluara, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe jetimëve. Në fjalimin e rastit kryetari i OH “El Hilal”, Behixhudin Shehapi tha:

“Ne jemi të vetëdijshëm se kontributi jonë ndihmon studentin gjatë studimeve, e motivon atë dhe ia shton ndjenjën e përgjegjësisë më të madhe për të arritur suksesin e duhur. Që kur e kemi filluar këtë program të projekteve, nga viti 2005 e deri më sot, mbi 500 studentë kanë qenë bursistë të “El Hilal”-it. Shumica e tyre sot janë të punësuar, apo kanë magjistruar, doktoruar dhe kryejnë detyra të rëndësishme në shoqërinë tonë. Ky është një satisfakcion për mundin dhe angazhimin tonë”.

Para të pranishmëve rezultatet e projektit të bursave i prezantoi udhëheqësi i Komisionit të bursave, prof. Etem Xheladini, ndërkaq fjalë rasti mbajti edhe kryetari nderit të “El Hilal”-it, prof.dr Abdurauf Pruthi. Kjo ngjarje e fundvitit u begatua edhe me emetimin e filmit të shkurtër 15 minutësh lidhur me realizimin e projektit për bashkëjetesë në mjedise të përziera, projekt që u përkrah nga Ambasada e Zvicrës në kuadër të projektit CIVICA MOBILITAS, të cilin “El Hilal”-i e realizoi në bashkëpunim me QMBN. Në këtë tubim ishin prezent studentë dhe familjarë të tyre – bursistë të ardhshëm të “El Hilal”-it dhe përfaqësues te institucioneve edukativo arsimore, donator dhe udheheqës te nivelit qendror dhe lokal te El hilalit.

Marketing