Aretha Franklin, e njohur si “Queen of Soul”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit. Ajo ishte gruaja e parë që u fut në “Bulevardin e Famës” në Rock&Roll. Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe njoftoi një vit më parë se po tërhiqej nga bota e muzikës.

E njohur për hitet si “Respect” and “Think”, në karrierën e saj prej disa dekadash ka fituar 18 herë çmimin prestigjoz amerikan të muzikës Grammy.

Aretha Louise Franklin lindi më 25 mars 1942 në Memfis. Ajo ishte këngëtare, kompozitore dhe pianiste. Atë e kanë cilësuar gjatë karrierës së saj muzikore si “First Lady of Soul” dhe “Queen of Soul”.

Spektri muzikor i saj përfshin edhe R&B, Jazz e deri tek pop e dance. Hit i saj numër një “Respect” u kthye në himnin e lëvizjes afro-amerikane të lirisë dhe të gruas. Revista e muzikës “Rolling Stones” në vitin 2010 e kurorëzoi atë si këngëtaren më të mirë të të gjitha kohërave. Franklin bën pjesë ndër interpretueset me numrin më të madh të disqeve të shitura në mbarë botën. Ajo dha performancën e saj të fundi në nëntor në një gala në Nju Jork.