Ndahet nga jeta poeti dhe skenaristi shqiptar

Sot erdhi një lajmi kobshëm nga bota e artit.

Marketing

Petrit Ruka, poet dhe skenaristi që i dha artit shqiptar mbi 10 vëllime poetike dhe disa ide të skalitura në kinematografi, është ndarë nga jeta.

Ai vuante prej disa kohësh në një sëmundje e cila i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të marte.

Ndër vite, Ruka është vlerësuar me çmimin “Libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”, Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik në vitin 1993, Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik të vitit 1995. Ruka dallohet edhe në zhanrin e reportazheve dhe dokumentarëve dhe fiton Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” në vitin 2012, Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013, Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier, Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015.

Marketing