Shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi, është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Prej 10 vitesh shkrimtari ishte i sëmurë dhe nuk dilte nga banesa, pasi kishte pësuar një hemorragji cerebrale. Arapi sot do të përcillet për në banesën e fundit.

JETA DHE VEPRA

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

18136212_10212760963489134_1408417558_n

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Disa nga poezitë më të bukura të shkruara nga Arapi

Ti do më dashurosh patjetër

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!

Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditëne ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?
Ti do t’më dashurosh patjetër.

Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcev jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:

Ti do t’më dashurosh patjetër!

HEJ, VËND!

Hej, vënd!
Plot diell e pa dritë!
Pagan dhe fron për perënditë.
Jetojmë nër male të lartë,
ku qiellin me dorë mund të zëmë
dhe prapë:
në ç’humnera kemi rënë!

Hej, vënd,
që ngjyrat e Jonit,
erërat e portokallit plot me lule
mbyll
në një vorbë fasule.
Dhe ndihesh
i pasur në varfërinë tënde,
i lirë
në robërinë tënde…

Hej, vënd,
që, prej dhimbjes,
më bën të çmëndem.

Artikulli paraprakVendimi i Edi Ramës mbyll emisionin e bukuroshes Gea Braha?
Artikulli tjetërReagon Bujar Osmani, pas hetimeve të nisura nga Specialja