Ndahet një automobil nga Telekomi për një abonues nga Tetova

Ramadani sot i mori çelësat e Citroën C3 Aircross SUV, shpërblimit kryesor të lojës shpërblyese “Rimbush dhe fito”
Gjatë lojës shpërblyese, çdo ditë është ndarë nga një smartfon Samsung Galaxy А10
Senad Ramadani nga Tetova është fituesi fatlum i automjetit Citroën C3 Aircross SUV, shpërblimit kryesor të lojës shpërblyese pripejd “Rimbush dhe fito”, të cilën e organizoi Makedonski Telekom. Ramadani sot i mori çelësat e automobilit të tij të ri.

Marketing

„I shfrytëzoj shërbimet e Telekomit që 12 vjet. Si abonues pripejd vazhdimisht rimbush llogarinë, dy deri në tre herë në javë, por aspak nuk e prisja se pikërisht unë do ta fitojë si shpërblim automjetin. Me të vërtetë ishte befasi e madhe kur e kuptova se Citroën C3 Aircross SUV do të jetë i imi. Sinqerisht, jam shumë i lumtur. Nuk posedonim automjet, kështu që ky shpërblim është i mirëseardhur në familjen time pesëanëtarëshe“, deklaroi Senad Ramadani gjatë marrjes së çelësave të automjetit, duke theksuar se më të afërmit e tij të familjes janë abonues të kënaqur nga shërbimet e Telekomit të Maqedonisë.

Loja shpërblyese u organizua për të gjithë abonuesit pripejd të rinj dhe ata ekzistues nga data 2 dhjetor të vitit të kaluar deri më 20 janar të këtij viti, ndërsa shpërblimi kryesor u përzgjodh më 21 janar. Përveç shpërblimit kryesor Citroën C3 Aircross SUV, çdo ditë derisa zgjaste loja shpërblyese, Telekomi dhuroi edhe nga një smartfon Samsung Galaxy A10, ndërsa të gjithë abonuesit që u regjistruan në lojën shpërblyese përmes aplikacionit Telekom MK, fituan edhe internet prej 3 GB-ve.

Marketing