Ndaj Man Unitedit, Barça e kërkon gjysmëfinalen në Champions pas shumë vitesh

Barcelona është në ndjekje të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, por për të bërë këtë, i duhet të mbarojë punën me Manchester Unitedin sonte në Camp Nou.

Marketing

Barça e mirëpret Manchester Unitedin në Camp Nou, për ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve, me një epërsi të konsiderueshme në favor pasi ndeshjen e parë në Old Trafford e fitoi 1:0 para një jave, raporton Gazeta Express.
Në garën më elitare evropiane për klube, Barcelona e ka humbur vetëm një ndeshje para tifozëve të vet në 10 vitet e fundit, prandaj synon ta ruajë këtë ecuri të përkryer edhe sonte në orën 21:00.

Manchester Unitedi, ndërkohë, ndaj katalonasve do të kërkojë ta përsërisë rikthimin sensacional që e bëri kundër Paris Saint-Germainit. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e përmbysi humbjen 2:0 në shtëpi duke fituar 3:1 në udhëtim.