Ndalesë e pjesshme në Jasen, Mavrovë dhe Galiçicë si preventivë për zjarre

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vendosi ndalesë të pjesshme për lëvizje në pyjet e parqeve nacionale Jasen, Mavrovë dha Galiçicë, e cila do të vlejë deri në shfuqizimin e vendimit.

Marketing

Ndalesa, siç është theksuar, është me kërkesë të NPMMZK “Jasen” – Shkup, IN Parku Nacional “Mavrovë” dhe IP Parku nacional “Galiçicë” dhe filloi që të vlejë prej dje, ndërsa do të zgjasë deri në shfuqizimin e saj. Ky vendim është sjellë, me qëllim të mbrojtjes parandaluese të pyjeve nga paraqitja e e zjarreve në hapësirë të hapur, kumtoi MBPEU.
Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NPMMZK “Jasen” – Shkup, IN Parku Nacional “Mavrovë” dhe IP Parku nacional “Galiçicë”, si dhe për subjektet të cilat me leje kryejnë aktivitete nga sfera e pylltarisë në kufijtë e këtyre zonave të mbrojtura.

Për mosrespektim të kësaj ndalese nga ana e personave fizikë të cilët janë kapen duke lëvizur në pyll dhe tokë pyjore sipas nenit 106 të Ligjit për pyje do të shqiptohet gjobë prej 1500 deri në 2000 në kundërvlerë denari.

MBPEU i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se për shkak të preventivës nga zjarret ndalohet djegia e kashtës dhe mbeturinave të tjera në bazë gjuetie. Për mosrespektim të dispozitave nga Ligji për gjueti parashihet gjobë në vlerë prej 1500 deri 3000 euro në kundërvlerë denari.

Ndalesa nuk vlen për ture të organizuara të turistëve, të cilat do të miratohen me leje nga ana e NPMMZK “Jasen” – Shkup, IN Parku Nacional “Mavrovë” dhe IP Parku nacional “Galiçicë”.