Ndalesë për kamionë në rrugën Mavrovë-Dibër

Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës, prej mbrëmë në orën 23:10 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Ndryshe komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Marketing

Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, në grykën malore të Strazhës.

LAMM apelon për vozitje të kujdesshme, sidomos nëpër lugina ku ka edhe paraqitje të mjegullës.

Marketing