Ndalesë për tubim në Vodno në orët e mbrëmjes

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi procesverbalin e takimit të katërt të Shtabit Kryesor të Krizës për sigurim të koordinimit të plotë lidhur me parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Marketing

Në procesverbal është theksuar se ndalohet qasja e personave de automjeteve në malin “Vodno”, çdo ditë nga ora 18.00 deri në 4.00.

Për këtë qëllim, angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme me automjete patrullimi ta mbyllë qasjen në “Vodno”.

Gjithashtu ndalohet tubimi në grup më shumë se pesë persona në parqe dhe në vende dhe sipërfaqe të tjera publike. Për këtë qëllim angazhohen MPB-ja dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i shpërndajnë këto grupe dhe t’i intensifikojnë patrullimet në terren.

Marketing