Ndalim i ujit të pijshëm nga çezmat publike në Nerez të Epërm

Ndalohet pirja e ujit nga çezmat publike në xhaminë Nerez i Epërm dhe çezma publike pranë xhamisë Nerez i Epërm, si rezultat i inspektimit të kryer të ujit për pije nga ana e Inspektoratit shtetëror për ushqim nga Njësia rajonale Shkup e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Marketing

“Pas inspektimit të kryer, është konfirmuar se uji nuk është i sigurt për pije, përkatësisht nuk përgjigjet me Rregulloren për kërkesa të sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije për shkak të pranisë së bakteries Escherichia coli dhe numër i rritur i bakterieve koloforme. Si masë kujdesi apelojmë te të gjithë qytetarët ta respektojnë këtë vendim me qëllim që ta mbrojnë shëndetin e tyre”, thuhet në kumtesën e Komunës Karposh.

Vetëqeverisja lokale, siç citohet, tashmë e njofton popullatën lokale për këtë vendim, ndërsa mbi çezmat do të vendoset edhe mbishkrim “Uji nuk është për pije”.

Komuna e Karposhit mori edhe angazhim të kryejë dezinsektim të regullt të ujit për pije dhe të zbatojë masa për sanim dhe sigurim të ujit të sigurt për pije.

Marketing