Ndalimi i vëllait të Haradinajt në Vjenë, Basha: Provokim nga Serbia ndaj kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndalimit të Daut Haradianajt në Vjenë.

 
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Basha shkruan se kjo është një tallje me faktorin ndërkombëtar dhe provokim nga ana e Serbisë.

“Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia. Është një tallje me faktorin ndërkombëtar, me institucionet evropiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën, nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve. U bëj thirrje autoriteteve të Austrisë mike të refuzojnë këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen evropiane të rajonit tonë.”