Ndalohen 11 emigrantë në Shën Nikollë

Në orët e vona në rrugën rajonale Kumanovë – Shën Nikolla, zyrtarët policor kanë vërejtur automjet të dyshimtë “Renault” me tabela të Shkupit, që kur janë përpjekur ta ndalojnë, automjeti nuk është ndaluar.

Marketing

Pas ndërmarrjes së masave, zyrtarët policor e kanë gjetur automjetin në Shën Nikolla, ndërsa aty janë gjetur 11 emigrantë nga Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi.

Nga policia theksuan se 26 vjeçari M.R nga Strumica është arratisur por për pak kohë është kapur dhe është privuar nga liria.

Gjithashtu, thonë nga MPB është arrestuar edhe 40 vjeçari T.I gjithashtu nga Strumica, i cili me automjetin e tij ka vozitur para automjetit të M.R.

Të dy janë mbajtur në stacion policor ndërsa pas dokumentimin të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet padi penale.

Marketing