Ndalohet qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Nga lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër.

Marketing

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fortë, për arsye parandaluese, nga ora 15:25 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave rënda, në drejtim të rrugës Mavrovë-Dibër dhe anasjelltas”, njoftojnë nga LAMM.

Marketing