Në seancën për rastin “Titanik” u publikua “bombë” e cila ka të bëj me periudhën para zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Në të flitet për një keqkuptim që ka ndodhur gjatë ndarjes së parave. Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dëgjohet duke folur me një person me emrin Dragi, ndërsa edhe në këtë rast ajo me gjuhë ofenduese drejtohet ndaj shqiptarëve.

“Kire i dha 1200 euro Snajperit, por ai nuk e ka kuptuar se janë për Dragin. Ti je për serbët ndërsa Risto për ‘shiptarite’”, thotë Jankullovska.

Më pas shpjegon se serbeve u kanë ofruar 75.000 ndërsa ka pritur që Dragi t’i dërgoj.

Ajo i thotë bashkëbiseduesit: “Ti Snajperit i ke dhënë për ‘shiptarite’ për shkak se 75 mijë janë për serbët”, thotë Jankullovska.