Ndërhyrjet estetike – Vdes gruaja nga Kalifornia, dy të tjera në spital pas sesionit me kirurgun meksikan

Një nënë nga Kalifornia ka vdekur ndërsa dy gra të tjera janë sëmurur rëndë pasi kryen ndërhyrje plastike nga i njëjti kirurg, në të njëjtën ditë në Meksikë.

Treshja ishin joshur nga mundësia e operacionit me çmime të reduktuara dhe udhëtuan bashkë nga Kalifornia drejt Tijuana për operacionet më 29 janar.

Marketing

Por Keuana Weaver, 38-vjeçare nënë e dy fëmijëve fatkeqësisht vdiq në tryezën e operimit të klinikës Art Siluette Aesthetic, kur procedura e saj ‘liposuction’ për heqjen e dhjamit, shkoi më së keqi.

Shoqja e saj, Kanisha Davis, kreu të njëjtën procedurë, nga i njëjti doktor Dr Jesus Manuel Baez Lopez.

Infermierja Davis u kthye në shtëpi kur dhe mësoi se Keuana kishte vdekur, para se t’i nisnin problemet si të vjella dhe gjakderdhje e brendshme.

Ajo tha se “e kuptoi që diçka nuk shkonte” kur gjatë kirurgjisë nuk ishte e lidhur me monitorë dhe pas përfundimit u la menjëherë e lirë, pa testime apo një dhomë hoteli ku të rekuperohej.

Ajo u shtrua në spital për dy javë, pas kirurgjisë që vrau shoqen e saj.

Gruaja e tretë, Esmeralda Iniguez, gjithashtu u operua nga Baez në të njëjtën ditë dhe thuajse vdiq nga shokimi septik pas procedurës.

Ajo u dërgua me nxitim përtej kufirit në klinikën Chula Vista në SHBA, ku raportohej se ishte pranë vdekjes prej problemeve me veshkat”.

“Ai kishte shtrënguar aq shumë muskujt e mi të barkut dhe organet ishin ngjeshur me njëra-tjetrën, duke ndërprerë qarkullimin e gjakut drejt veshkave”, tha më pas Iniguez.

Prej atëherë ajo ka qenë disa herë në spital, me plagë të rrezikuara nga riinfektimi.

Davis e Iniguez po mendojnë të padisin klinikën e ndërhyrjeve por nuk ia dalin dot prej problemeve shëndetësore, faturave mjekësore, si dhe ligjeve ndërkufitare që ndalojnë procedura të tilla.

Të treja operacionet u kryen nga pronari i klinikës Dr Baez, i cili nuk rezultonte anëtar i shoqatës vendase të kirurgëve plastikë.

Në vitin 2015, atij iu mbyll një tjetër klinikë prej mangësiuve ligjore.

Nëna e të ndjerës Keuana kërkon përgjigje për vdekjen e parakohshme të bijës së saj, por pranon se nuk e dinte që ajo kishte udhëtuar drejt Tijuana për operacionet.

Udhëtimet ndërkufitare për kirurgji plastike janë bërë të zakonshme në SHBA, me më shumë se 2 milionë njerëz në vit që udhëtojnë nga Kalifornia drejt Tijuana in 2018.