Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” pastron 6 milion metra katrorë për çdo ditë në 10 komuna të Shkupit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Abdulsamet Shabani për Bashkë TV bën të ditur se 50 për qind e departamenteve në NP “Higjiena Komunale” udhëhiqen nga shqiptaret, përkatësisht 3 nga gjithsejtë 6 sektorët.

Marketing

“Për momentin përfaqësimi I shqiptarëve është mbi 50 për qind, si në pjesën që ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të të punësuarve ashtu dhe në pjesën e pozitave udhëheqëse në këtë ndërmarrje, si udhëheqës të sektorëve, departamenteve të ndryshme” bën të ditur Abdusamed Shabani drejtor I Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” duke shtuar se më herët shqiptarët në këtë institucion ishin të përfaqësuar vetëm në nivelin më të ulët.
Që pasqyra e qytetit mos ngarkohet me pamje të pahijshme “Higjiena Komunale” u bën thirrje qytetarëve që mbetjet nga orenditë shtëpiake ti deponojnë në qendrën për grumbullimin e mbeturinave në Karosh. Në këtë qendër deponimi i gjësendeve shtëpiake bëhet pa pagesë.

Drejtori i Higjienës komunale Abdulsamet Shabani fton institucionet të veprojnë në përputhje me praktikat e vendeve të zhvilluara evropiane ndaj të gjithë atyre që mbeturinat i hedhin jashtë vendeve të përcaktuara, në të kundërtën do duhet të përballen me sanksione.


Marketing