Ndërpriten fluturimet Shkup-Barcelonë dhe Ohër-Londër

Kompania hungareze “Wizz Air” ka shfuqizuar shitjen e biletave për dy drejtime: Shkup-Barcelonë dhe Ohër-Londër, njofton “ExYuAviation”.

Ky vendim ka ardhur një javë pasi Qeveria e Maqedonisë anuloi tenderin për ndarje të ndihmës financiare për drejtime të reja nga aeroportet e Maqedonisë.

Kompania ajrore ka ndaluar shitjen e biletave për linjën Shkup-Barcelonë nga 26 tetori, ndërsa për Ohër-Londër nga 24 tetori, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Wizz Air” ka ndërprerë fluturimet edhe mes Shkupit dhe Vaksjo në Suedinë jugore nga mesi i shtatorit, për shkak të kërkesave të vogla. Fluturimi i fundit në këtë drejtim do të jetë më 16 shtator dhe më pas do të ndërpritet shitja e biletave.

Marrëveshja trivjeçare me “Wizz Air” me shtetin për subvencionimin e destinacioneve të reja, kaloi në qershor. Si rezultat i kësaj, kompania nuk është më përgjegjëse për fluturimet në destinacionet që ka realizuar gjatë marrëveshjes.

evn