Ndërroi jetë 36 vjeçarja, e lënduar në shpërthimin në Rramanli

Në Klinikën për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Kurim Intensiv dhe Qendër Urgjente ndërroi jetë gruaja 36-vjeçare, e cila ishte njëra prej të lënduarve në shpërthimin e bombolës së gazit që ndodhi para tre ditëve në fshatin Ramanli të Kumanovës, konfirmoi drejtori i Klinikës Ilir Hasani.

Marketing

Kjo është viktima e pestë nga shpërthimi, pasi paraprakisht në vendngjarje jetët i humbën tre fëmijë, ndërsa më vonë lëndimeve të marra iu nënshtrua edhe një person.