Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjecare Isen Iseni i njohur si plaku i Llojanit, shkruan gazeta Lajm.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Llojan, në ora 15;00. “Plaku i Lojanit” u bë i njohur për kritikat e ashpra ndaj politikanëve shqiptarë për mosrealizimin e premtimit për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc.