Ndërroi jetë njëra nga tri gratë që u therën me thikë në Norvegji

Një grua ndërroi jetë pasi mbrëmë ishte therë me thikë në qytetin jugor norvegjez Sarpsborg, bëri të ditur policia e Norvegjisë, informon DPA.

Marketing

Në disa lokacione të qytetit, një sulmues ka therë tri gra, prej të cilave njëra është lënduar rëndë, tjetra ka plagë në dorë, ndërsa e treta nuk i përballoi plagët.

Policia informoi se një nga gratë e sulmuara e kishte njohur sulmuesin e dyshuar, i cili ishte gjetur në një ndërtesë në Sarpsborg dhe menjëherë ishte arrestuar. Deri më tani nuk ka indikacione se ka pasur sulmues të tjerë…

Mediat norvegjeze njoftuan se sulmi i parë kishte ndodhur në një stacion autobusi, në qendër të qytetit.

Deri më tani motivi për sulmet nuk dihet, por medial lokale theksojnë se i dyshuari ka dosje të policisë dhe të kaluar të dhunshme.

Marketing