Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa, pas një sëmundjeje të rëndë. I lindur në Durrës, më 8 prill 1940, u shqua më shumë në role komike në Estradën e Durrësit.

Fadil Hasa ka interpretuar edhe në filmat “Zëvendësi i grave”, “Kronikë provinciale” dhe “Mao Ce Dun”.
Nesër, në orën 10:00 do të bëhen homazhe në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.