Ndërron jetë e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha

Vdes në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha.

Marketing

E veja e diktatorit Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme, rreth orës 15:00 në shtëpinë e saj në Laprakë.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra.

Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë.

Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.