Një aksident rrugor i ka marrë jetën mbrojtësit 33 vjeçar nga Afrika e Jugut, Anele Ngconcga.

Sipas “Goal.com”, mbrojtësi ndërroi jetë në një aksident në KwaZulu-Natal orët e mëngjesit të ditës së sotme (e hënë), transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi luajti për ekipin belg Genk nga viti 2007-2016 ku regjistroi 223 paraqitje dhe shënoi 8 gola, ku fitoi dy herë kupën, një herë ligën dhe një herë superkupën belge.

Ngconcga u paraqit në kupën e botës me Afrikën e Jugut në vitin 2010 në moshën 22 vjeçare, ai regjistroi 53 paraqitje për kombëtaren e tij. Nga viti 2016 ishte lojtar i ekipit Mamelodi Sundowns ku së fundmi u huazua tek AmaZulu deri në humbjen tragjike të jetës.