Ndërron jetë gazetari Agim Nuriu

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare Agim Nuriu, gazetar shumëvjeçar i Radio Shkupit – programi në gjuhën shqipe.

Marketing

Ka punuar në redaksinë e Kulturës, vite me radhë edhe si redaktorë. Ndër emisionet që ka udhëhequr ishte edhe ai me titull “Mikrofoni i hapur” në të cilin janë trajtuar tema të ndryshme nga fusha e kulturës e në të cilin janë përfshirë shumë emra të njohur si dhe qytetarët përmes paraqitjeve të drejtëpërdrejta telefonike.

Agim Nuriu u lind më 27 Dhjetor të vitit 1945 në Strugë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e Mërkurë, më 26 Maj) pas faljes së namazit të drekës, në vendlindjen e tij në Strugë.

Marketing