Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv në Kosovë

Njëra nga ikonat e gazetarisë sportive në Kosovë, Mustafë Lecaj sot ka ndërruar jetë.

Marketing

Leci i cili dha kontribut të madh në gazetarinë sportive në gazetën Rilindja do të mbahet gjatë në mend për punën dhe dashurinë që kishte për këtë profesion.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka ngushtuar familjen Lecaj dhe komunitetin e gazetarëve sportivë të Kosovës, shkruan Zëri.info.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar të sportit Mustafë Lecaj.

Puna, përkushtimi dhe dashuria ndaj zejes së gazetarisë e veçuan kolegun e ndjerë Lecaj, i cili la gjurmë të mëdha në gazetarinë sportive.

 

Komuniteti i gazetarëve sportiv sot është në zi për humbjen e një vlere të madhe të gazetarisë sportive.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ndan dhimbjen me familjen Lecaj, të afërmit, miqtë e kolegët e shumtë.

Vepra dhe kujtimi për të do të jenë të përjetshme.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në orën 15:50 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Me respekt,

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës”, shkruan SHGSK./Zëri.info

Image