Ndërron jetë “Heroi i Mynihut”, legjenda e Manchester United

Ish-portieri i njohur i Mançester United dhe kombëtares së Irlandës së Veriut, Harri Gregg, është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Marketing

Gregg u ble nga “Djajtë e Kuq” për shifrën rekord 23 mijë e 500 paund, duke u kthyer në portierin më të shtrenjtë në botë në vitin 1957. Ai mbrojti për 9 vite portën e Mançester, por pa mundur të shijojë një titull kampion.

Megjithatë, Gregg njihet nga të gjithë si “Heroi i Mynihut”.

Nofka i mbeti pas humanizmit të jashtëzakonshëm në aksidentin ajror të vitit 1958, ku arriti të shpëtoj disa nga shokët e skuadrës apo pasagjerë të tjerë ndërsa rrëzimi i avionit shkaktoi 23 viktima, 8 prej tyre lojtarë të Manchesterit.

Marketing