Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, që iu refuzua viza për shërim

Në mbrëmjen e sotme, ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.
Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Marketing

Madje, atij i ishte refuzuar tani edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Por, para pak çastesh, vëllau i tij, Adnani, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se Avniu nuk jeton më.

”Lavdi luftëtar, ushtarët e vërtetë nuk vdesin kurrë. Vëlla, ti ike vetëm në amshim, e kur Allahu vendosë ta afrojë evladin e tij, ne vetëm amin ia bëjmë”, shkruhet në mes të tjerash në postimin e Adnanit.

Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza, teksa iu përgjigjë kushtrimit të atdheut për çlirim duke iu bashkua radhëve të UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.