Ndërron jetë nga koronavirusi specialistja e Autoritetit Shëndetësor

Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, specialistja e promocionit të Shëndetit Publik , në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Marketing

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!” shkruan Manastirliu./

Marketing