Ndërron jetë një këmbësor në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë

Një person 67-vjeçar nga fshati Gradec ka ndërruar jetë, pas goditjes që ka marrë nga një makinë në rrugën magjistrale Kriva Pallankë-Kumanovë.

Marketing

Këmbësori D.I pas goditjes ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa rreth orës 18:55 ka ndërruar jetë.

Siç njoftojnë nga MPB, hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni Policorë në Kriva Pallankë.

Marketing