Ndërron jetë regjisori i famshëm shqiptar i Hollivudit

Stan Dragoti, regjizori i njohur shqiptaro-amerikan, që dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e New York-ut, vdiq dje, në California, SHBA, në moshën 86-vjeçare. Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, gazetari Beqir Sina, etj ishin disa nga shqiptarët e parë që dhanë lajmin në rrjetet sociale.

Marketing

Në vitin 2007, me ndërmjetësimin e botuesit të gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami, Ruben Avxhiu intervistoi artistin për shkrimin e mëposhtëm. Në atë kohë, ëndërronte të bënte diçka të ngjashme për Shqipërinë, si fushata e famshme “E dua Nju Jorkun” që i kishte dhënë dikur famën në botën e reklamave.

Fotografia gjatë bisedës me të është bërë nga mjeshtri Alex Selimaj, që bashkë me Vehbi Bajramin ishte gjithashtu i pranishëm në bisedë.
Lamtumirë Stan!

Marketing