Ndërtim, por edhe mirëmbajtje e rregullt e rrugëve me vendosjen e teknologjive të reja

Të realizohen ndërtimet rrjedhëse në autostradat, të bëhet zgjerimi i akseve të caktuara, të vazhdojnë investimet në rrugët lokale, por edhe të punohet në mirëmbajtjen e rregullt që momentalisht është plagë kanceri e rrugëve, rekomandon profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë Shkup të UQIM-it, dr. Sllobodan Ognjenoviq i cili për MIA-n e analizoi programin e Qeverisë në infrastrukturën transportuese.

Marketing

Me programin është paralajmëruar se në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë zbatimi i strategjisë dhjetëvjeçare për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, modernizimin dhe sigurinë, përmes investimeve të mëdha në lartësi prej dy miliardë eurove shtesë. Në shtyllën programore “transport i sigurt” premtohet ndërtim i autostradave në gjatësi prej 260 kilometrave, investime në 950 kilometra rrugë lokale, zgjerim të 300 kilometrave rrugë eksprese dhe rajonale, si dhe rindërtim të akseve rrugore në gjatë prej 1.500 kilometrave.

Më konkretisht, planifikohet të vazhdojë ndërtimi i autostradave Kërçovë-Ohër, ku janë përfunduar 80 për qind të punimeve, ndërsa për periudhën e verës paralajmërohej vozitje nëpër 30 kilometrat e partë edhe Shkup-Bllacë, ku janë në rrjedhë aktivitete përgatitore. Planifikohet përpilim i dokumentacionit të projektit për aksin e ri të autostradës Veles-Prilep-Manastir, Strugë-Trebenishtë, Strugë-Qafë Thanë, Gostivar-Kërçovë dhe Tetovë-Gostivar.