Ritmi i punimeve në Bitpazar po ecën shumë ngadalë, thonë tregtarët. Sipas tyre edhe pse janë tejkaluar të gjitha afatet e caktuara për përfundimin e punimeve, të njetat vazhdojnë akoma. Shitësit në tregun e Bitpazarit kërkojnë më shumë azhuritet nga ana e kompanisë që merret me punimet, që të njejtat të përfundojnë sepse tregu është i frekuentuar nga shumë qytetarë

“Varet kë e kanë larguar, ata që atje e kanë pasur vendin për të shitur sigurisht që ju pengon …Ne që kemi qene ketu nuk na pengon. Ndonjerin prej aty e kan larguar edhe e kanë nxjerrë në vend tejtër normalisht që pengon.

Nuk e di se deri kur duhet të ndërtohet, të bëhet nuk besoj, vetëm një gjë e di, puna po shkon shumë ngadalë, është paraparë që të përfundojë për 5 muaj, deri më tani ka kaluar më shumë kohë se kaq”, theksojnë tregtarët.

Nga ana tjetër qytetarët edhe pse janë dakord që punimet në Bitpazar po ecin me ritëm të ngdaltë, atyre nuk ju pengon në kryerjen e obligimeve që kanë në treg. Ata gjithsesi mbështein kërkesën e tregtarëve që tregu të përfundojë më shpejt, pasi është në të mire edhe të vetë shitësve por edhe të qytetarëve.

“Neve asnjëherë nuk na ka penguar asgjë nëse punohet siç duhet ….. Nuk është ai plan që ka qenë i propozuar…. plani ka ndryshuar ka qene qe të ndërtohet tregu në dy kate me garazh, gjithcka ka ndryshuar….

-Punimet nuk na pengojnë, normalisht se kur do të ndërtohet do bëhet shumë më mir por kur do bëhet nuk e dihet”, u shprehen qytetarët.

Projekti i ndertimit te Bit Pazarit parashikon mbulim të plotë të tregut , vendosjen e 1000 tendave të reja, rikonstruim të plotë të infrastrukturës ujësjellsit, dhe kanalizimit, sigurim të një siperfaqeje parkimi me një kapacitet prej 230 automjeteve dhe ndërtimin e ambienteve të reja të biznesit me një sipërfaqe prej 600 metrash katror.

/TVM2/