Ndërtimi i urës së re në bulevardin ASNOM në Aerodrom po realizohet me kapacitet të plotë

Ndërtimi i urës së re në lumin Vardar në Aerodrom, në bulevardin ASNOM, është duke u realizuar me kapacitet të plotë. Komunat e Aerodromit, Gazi Babës dhe Qendrës së shpejti do të lidhen me urë të re dhe zgjidhje moderne të bulevardit që do të lehtësojë trafikun në këtë pjesë të Shkupit. Disa ditë më parë, filloi ndërtimi dhe depërtimi i bulevardi ASNOM edhe nëpër lagjen Keramidnica, drejt Aerodromit.
Kalimi i ri përmes Vardarit do ta lidhë rrugën Vasko Karangelevski në Aerodrom me rrugën Industriska në lagjen Keramidnica, në Gazi Babë. Gjatësia e përgjithshme e korsisë rrugore është 400 metra. Ura do të jetë 150 metra e gjatë, me 6 korsi, si dhe shtigje biçikletash dhe këmbësorësh në të dy anët.
Pas ndërtimit të urës së re dhe depërtimit të korridorit të ri, qytetarët nga Lisiçe e re deri te Pallati gjyqësor do të arrijnë me automobila për 5 minuta, me autobus për 10 minuta, me biçikletë në 18 minuta, dhe në këmbë për 35 minuta. Përgjatë kësaj ure do të lëvizin edhe linjat e reja të autobusëve, gjë e cila do të zvogëlojë bllokimet e trafikut.
Disa ditë më parë, filloi ndërtimi dhe depërtimi i bulevardit ASNOM përmes vendbanimit Keramidnica, drejt Aerodromit. Faza e tretë dhe e fundit e ndërtimit të bulevardit të ri ASNOM përfshin ndërtimin e bulevardit në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev deri te ish objekti Proleter në vendbanimin Keramidnica. Sipas projektit, kjo fazë përfshin rindërtimin dhe ndërtimin e një pjese të bulevardit në gjatësi prej 317 metra. Realizimi i këtij projekti dhe punimet ndërtimore do të zhvillohen në përputhje me dinamikën e shpronësimit të pronave që janë në trasenë e tij.
Edhe në këtë pjesë, sigurohet një zgjidhje moderne e bulevardit me 3 korsi në të dy drejtimet, gjelbërim anësor dhe qendror, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta dhe LED ndriçim modern.
Rikujtojmë se në maj të vitit 2020, bulevardi ASNOM u rindërtua plotësisht dhe u zgjerua në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Vasko Karangellevski deri te kryqëzimi me bulevardin Serbia te ura Binjak. Bulevardi i zgjeruar në Aerodrom tani ka 3 korsi në të dy drejtimet, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e bulevardit dhe gjelbërim qendror.
Qyteti i Shkupit vazhdon të ndërtojë sipas planit, duke gjetur zgjidhje të trafikut që do të sigurojnë lëvizshmëri të qëndrueshme urbane për qytetarët, dhe kjo do të thotë trafik më i shpejtë, më efikas, më i sigurt dhe më ekologjik në Shkup.

Marketing

Marketing