Ndeshja Atalanta-Valensia, 40.000 persona të infektuar me Covid-19

Prefekti i Bergamos, Xhorxho Gori deklaroi se të gjithë 40.000 tifozët që morën pjesë në ndeshjen e futbollit Atalanta – Valensia më 19 shkurt në Milano janë infektuar me koronavirusin e ri.

Marketing

“Në atë kohë ne nuk dinim se çfarë po ndodhte. Pacienti i parë në Itali ishte më 23 shkurt. Nëse virusi ka qarkulluar, atëherë 40.000 tifozë në stadiumin San Siro janë infektuar. Askush nuk e dinte që virusi ishte midis nesh.Një numër i madh e kanë parë ndeshjen në grupe dhe kishin shumë kontakte mes tyre. Virusi transmetohet nga njëri tek tjetri”, tha Gori.

Bergamo prej ku është klubi futbollistik Atalanta është qyteti më i goditur në Itali nga koronavirusi i ri.

Klubi i futbollit Valensia më 16 mars konfirmoi se 35 për qind e ekipit ishin pozitiv ndaj Kovid-19.

Në Itali, sipas të dhënave të fundit, 74.386 njerëz janë të infektuar dhe 7.503 kanë vdekur.

Marketing