Me rezultat 2-1 është mbyllur çerekfinalja mes Interit dhe Milanit.
Dy fytyrat kryesore të kësaj ndeshje ishin padyshim Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic hapi sfidën duke shënuar golin e parë në minutën e 31-të, ndërsa i njëjti gjithashtu edhe u ndëshkua me të kuq (pas dy kartonave të verdhë) në minutën e 58-të.

Përpos kësaj, në fundin e pjesës së parë u pa edhe një kacafytje me fjalë mes Romelu Lukakut dhe 29 vjeçarit.Në anën tjetër, Lukaku 71’ shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në fund nga goditja e lirë shënoi Christian Eriksen 90’+8 për ta dërguar Interin në gjysëmfinale të Kupës së Italisë.