Vetëm 25 ditë pas transferimit të tij në Juventus nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo mund të ballafaqohet me Real Madridin në një ndeshje miqësore që pritet të zhvillohet me 5 gusht.

Ndeshja do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kompeticionin, International Champions Cup, transmeton Gazeta Express.

Se a do të luajë Ronaldo apo jo, mbetet të shihet kohëzgjatja e pushimit të tij pas pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror me Portugalinë.

Kjo ndeshje pritet të jetë si debutuese e Ronaldos për Juventusin kundër ish-klubi të tij, Real Madridit.